Ragip Hajdini, një prej autoreve që grabitën një sasi të madhe parash, e cila po ngarkohej në një avion në Rinas, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Ai njihet edhe me psudonimin 'Daja', ndërsa prej 4 ditësh ishte i shtruar në spital, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Familjarët e 50 vjecarit kanë shkuar për ta takuar Hajdinin, por nuk janë lejuar nga bluzat e bardha, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ragip Hajdini ishte i arrestuari i 6 për grabitjen në Rinas dhe i skeduar për precedentë të mëparshëm penalë.