Top News/ Superhëna e tetorit dhe një kometë…Spektakël në qiellin e natës, mos e humbisni
16/10/2024 14:52

Superhëna e tetorit është më e madhja që keni mundur të shihni deri më tani, për shkak të afërsisë me tokën, ndërkohë që ajo do të kombinohet edhe me një kometë, për të ofruar një spektakël të rrallë në qiell. E treta nga katër superhënat e këtij viti, do të jetë 357,364 kilometra larg tokës të mërkurën në mbrëmje, duke e bërë atë të duket edhe më e madhe dhe më e ndritshme se në gusht dhe shtator. Ajo do të arrijë fazën e saj të plotë hënore të enjten. Ndërkohë, edhe një kometë e rrallë është shfaqur tashmë në qiellin e natës. E zbuluar vitin e kaluar, kometa Tsuchinshan-Atlas është parë tashmë në hemisferën veriore pasi ka mahnitur vëzhguesit e qiellit më herët në hemisferën jugore. Drita e hënës do të mbulojë disi një pjesë të bishtit të kometës, por spektakli do të jetë mahnitës pas perëndimit të diellit, tha Bill Cooke nga NASA. “Shumica e astronomëve nuk e pëlqejnë hënën e plotë sepse drita e saj e fortë pengon vëzhgimin e objekteve të tjera. Kështu që është pak e vështirë për ne që të entuziazmohemi për të, pavarësisht se është superhëna më e madhe e vitit 2024,” tha ai. Astronomët, këshillojnë sidoqoftë, që të kërkohet në qiell kometa, pasi ajo mund edhe të mos kthehet kurrë më. Sa për superhënën, do të ketë edhe një tjetër pas saj këtë vit. Superhëna e katërt dhe e fundit e 2024-ës do të mund të shihet më 15 nëntor.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02