Gjatë një operacioni policor ndërkombëtar, 37 persona u arrestuan si pjesë e një bande kriminale "shumë të dhunshme" nga Ballkani Perëndimor, njoftoi Europol. Aksioni u koordinua nga Kroacia. Kjo "celulë e fuqishme kriminale" ishte e përfshirë kryesisht në trafikun në shkallë të gjerë të drogës dhe armëve të zjarrit në të gjithë Evropën, tha agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian.