Dy aktiviste kanë tronditur të premten botën e artit duke dëmtuar një nga veprat më të famshme dtë Van Gogh. Aktivistet e një organizate që kërkon ndalimin e naftës dhe gazit hodhën supë mbi kryeveprën e Van Gogh “Lulediell” në Galerinë Kombëtare në Londër. Dy gra hynë në eskspozitë dhe filluan të hidhnin supë mbi pikturën, e cila ka një vlerë prej 84 milionë euro.