Pas Vlorës, operacioni policor Sundimi i Ligjit u zhvillua këtë të shtunë edhe në Mirditë, ku si pasojë një 32 vjecar u vendos në pranga. Fatjon Ndreaj u arrestua në flagrancë në qytetin e Rrëshenit pasi u kap duke qarkulluar me fishek në fole, e cila ishte bërë gati për qitje. Policia sekuestroi armën e zjarri pistoletë dhe krëhrin e saj me fishekë.