Familjarët e tre sulmuesve të vrarë gjatë sulmit me armë në veri të Kosovës kanë kërkuar që t'i marrin trupat e tyre të pajetë. Zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës kanë deklaruar për Radio Europa e Lirë se është kryer autopsia dhe të tre trupat e pajetë po mbahen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në kushte adekuate derisa të lirohen nga Prokuroria.