Top News – Sulmuam Iranin se do e sulmonte Izraeli…Rubio shfajësohet, demokratët kundër Trump
03/03/2026 14:28

Vendosmëria e Izraelit për të sulmuar Iranin dhe siguria se trupat amerikane do të ishin në shënjestër në përgjigje e detyruan administratën Trump të ndërmerrte sulme parandaluese, tha sekretari i shtetit, Marco Rubio, në një shpjegim të ri për hyrjen e papritur të Uashingtonit në konflikt. Arsyetimi shkaktoi vlerësime të ndara nga anëtarët e lartë të Kongresit, të cilët të hënën në mbrëmje morën informimin e parë nga administrata Trump që kur urdhëroi fillimin e fushatës ajrore gjatë fundjavës. Rubio, drejtori i CIA-s John Ratcliffe, dhe shefat e përbashkët të shtabeve, folën me ligjvënësit pas dyerve të mbyllura në Kapitol përpara një votimi që pritet më vonë këtë javë në Dhomën e Përfaqësuesve mbi një rezolutë për fuqitë e luftës që paraqet një mundësi të pamundur për ta detyruar Trumpin të përfundojë luftën kundër Iranit. “Ishte shumë e qartë se nëse Irani sulmohej nga kushdo ai do të kundërpërgjigjej, dhe do të kundërpërgjigjej kundër Shteteve të Bashkuara”, u tha Rubio gazetarëve në Kapitol. “Ne e dinim se do të kishte një veprim izraelit. Ne e dinim se kjo do të përshpejtonte një sulm kundër forcave amerikane, dhe e dinim se nëse nuk do t’i godisnim para se të nisnin ato sulme, do të pësonim viktima më të shumta”. Zëvendës presidenti JD Vance tha ndërkohë në një intervistë në Fox Neës të hënën në mbrëmje se qëllimi i SHBA-së ishte të sigurohej që “Irani nuk do të mund të shtinte në dorë kurrë një armë bërthamore”. “Presidenti dëshiron t’ua bëjë të qartë iranianëve dhe botës se ai nuk do të pushojë derisa të arrijë atë objektiv kaq të rëndësishëm për të siguruar që Irani të mos ketë një armë bërthamore”, tha ai. Vance ka qenë anëtari i administratës së Donald Trump më kundër ndërhyrjeve ushtarake dhe ka folur më rrallë për veprimet e SHBA-së në Iran sesa Rubio. Reagimet ndaj shpjegimit të administratës për hyrjen në luftë janë ndarë sipas vijave partiake, me republikanët që nxituan të mbronin Trumpin, ndërsa demokratët dënuan atë që e shohin si një konflikt të panevojshëm me qëllime të paqarta.

Top News- I vetëm prej 25 vitesh/ I moshuari gjendet pa jetë në banesë, dy pistat e hetimit
02/04 13:52
Top Channel/ Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, flet fqinji i viktimës: Nuk kishte probleme me njeri
02/04 13:31
Top Channel/ Përkujtimorja e katër martirëve në Shkodër, demokrati heq lulet e vendosura nga Beci
02/04 13:07
Top Channel/ Detaje nga ngjarja në Korçë, i moshuari i divorcuar, jetonte vetëm prej 25 vitesh
02/04 13:02
Top Channel/ Me shenja dhune në trup, i moshuari në Korçë gjendet pa jetë në banesë
02/04 13:01
Top News- Sulme iraniane në Shqipëri!/ Ambasada e SHBA- Po punojmë për të ulur rrezikun
02/04 12:48
Top Channel/ Autizmi kërkon vëmendje, prindërit dhe specialistët kërkojnë më shumë mbështetje
02/04 12:26
Top Channel/ Bora dëmtoi fermerët, ulja e temperaturave dhe bora kapi pemët frutore në lulëzim
02/04 12:25
Top Channel/ Shpërthim për të shmangur incidente, xhenierët hedhin në erë shkëmbin në Torovicë
02/04 12:24
Top Channel/ Studio e tatuazheve e mbushur me armë e municion, në pranga 44-vjeçari në Durrës
02/04 12:22
Top Channel/ Durrës, pushimet janë shtrenjtuar, rritja e karburantit po ndjehet nga turistët
02/04 12:21
Top News -Arrestohet në Fresk pas 2 muajsh arrati/Pranga shkodranit, tentoi të vriste një 21-vjeçar
02/04 12:13
Top News – Irani do të sulmojë Shqipërinë? Paralajmërimi amerikan, Lamallari: Asgjë konkrete!
02/04 12:06
Top News – Qeveria i përgjigjet kërcënimit iranian: Paralajmërimi i SHBA, hamendësim!
02/04 12:02
Top News – Alarmi amerikan në Tiranë. Debate në Kuvend, Braçe: Mos shkaktoni panik kot!
02/04 11:58
Top News – Integrimi në BE, Rama me studentët: Jeni vendas si në Tiranë, si në Varshavë
02/04 11:57
Top News–Rruga drejt BE, Rama: Kurrë më parë, Shqipërisë nuk i ka buzëqeshur fati si sot
02/04 11:57
Top News – Bashkëbisedimi me studentët, Rama: Të gjithë vendet e BE duan të na marrin me vete
02/04 11:56
Top News – Shqipëria në BE në 2030, Rama-studentëve: Nuk është ëndërr, yjet janë bashkuar!
02/04 11:56
Top News – Rruga e Shqipërisë drejt BE, Rama-studentëve: Nuk ka ngadalësim në këtë proces
02/04 11:55