Tre palestinezë u qëlluan për vdekje pasi pasi një kolonë me dhjetëra izraelitë sulmuan një fshat në Bregun Perëndimor, thanë autoritetet. Videot e shpërndara treguan një makinë dhe një shtëpi në flakë dhe palestinezë që ia mbathnin ndërsa dëgjoheshin të shtëna me armë. Ushtria izraelite tha se forcat e vendosura në vendngjarje gjetën kolonë dhe fshatarë duke hedhur gurë ndaj njëri-tjetrit. Ajo shtoi se disa "terroristë" hapën zjarr dhe hodhën gurë ndaj forcave, të cilat iu përgjigjën zjarrit dhe identifikuan goditjet. Ata gjithashtu arrestuan pesë izraelitë.