I akuzuari Lubisha Milkoviq është dënuar me dy vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe policisë së Kosovës në Zveçan në vitin 2023. Aktgjykimi ndaj Milkoviç u shpall këtë të enjte, pasi i akuzuari ka arriti marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë. Për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, Milkoviç u dënua me 2 vjet burgim, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, kurse për “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” u dënua me 6 muaj burgim i cili i zëvendësua me gjobë në shumën prej 14 mijë euro, të cilën detyrohet ta paguajë në afat prej 3 muajsh.