Rikthehen tensioned në veriun e Kosovës. Një zyrtar i Policisë së Kosovës është sulmuar nga një person i paidentifikuar, por për fat gjithçka ka kaluar pa pasoja. Zyrtari policor, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka dëshmuar se një person ka tentyuar ta godasë me makinë, teksa ishte duke kryer detyrën. Megjithatë ai ka goditur vetëm makinën e Policisë së Kosovës, me të cilën ishte duke lëvizuar zyrtari i policisë, i cili ndodhej në krye të detyrës.