Një fëmijë 12-vjeçar është dërguar nga familjarët në spitalin e Sarandës mbrëmjen e së enjtes me plagë serioze në pjesë të ndryshme të trupit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin, Rusan të Delvinës dhe bëhet me dije se 12-vjeçari është sulmuar nga 6 qen të cilët i kanë shkaktuar plagë të rënda.