Një incident i rëndë është regjistruar në Beverly Hills, ku një grua dyshohet se ka hapur zjarr drejt rezidencës luksoze të këngëtares së njohur Rihanna, në një kohë që artistja ndodhej brenda shtëpisë. Sipas mediave amerikane, disa plumba goditën banesën, ndërsa njëri prej tyre depërtoi edhe përmes një muri. Autoritetet ndërhynë menjëherë, duke arrestuar një grua 30-vjeçare e dyshuar si autore e të shtënave.