Situatë e pakëndshme në Kosovë nga protesta e veteranëve të Luftës së UÇK-së para Kuvendit të Kosovës. Veteranët po kërkojnë përfshirjen e tyre në ligjin për pagën minimale. Aktualisht veteranët marrin pensionin prej 170 euro e me ligjin paraprak parashikohet që pensioni i tyre të rritet proporcionalisht me pagën minimale. Megjithatë me plotësim-ndryshimin e ligjit që përcakton pagën minimale e që sot është në rend ditë në kuvend, nuk e parasheh një gjë të tillë.