Kryetari I komunës së Pejës Gazment Muhaxheri u sulmua fizikisht nga dy persona mëngjesin e kësaj të shtune. Agresorët u ndaluan pas ngjarjes nga ana e policisë, ndërsa Muhaxheri përmes disa fotove të postuara në Facebook, njoftoi se është në gjendje të mirë shëndetësore. Avokati I tij mbrojtës, Dukagjin Kërveshi tha përmes një postimi në Facebook, se arsyeja e sulmit lidhet me detyrën e Muhaxherit.