Një sulm i armatosur kundër konsullatës izraelite në Stamboll është përmbyllur me dy terroristët e dyshuar të vrarë dhe dy oficerë policie të plagosur lehtë. Sulmi ndodhi pak para mesditës së të martës, me orën lokale. Sipas autoriteteve, në këtë sulm kanë marrë pjesë tre autorë. Dy prej tyre u eliminuan nga forcat e sigurisë turke, ndërsa besohet se një i tretë është larguar i plagosur nga vendngjarja. Ministria e Drejtësisë në Turqi ka njoftuar se ka nisur hetimet për incidentin, ndërsa priten detaje të mëtejshme zyrtare mbi rrethanat e sulmit. Sipas autoriteteve turke, dy viktimat janë vëllezër dhe me precedent penalë të mëhershëm si anëtarë të organizatave fetare ekstremiste, por edhe me varësi nga përdorimi i lëndëve narkotike.