Një autobus me shqiptarë të Kosovës ka rënë pre e një sulmi me sende të forta në Serbi. Autobusi ishte nisur nga qyteti i Pejës në Kosovë në drejtim të Gjermanisë me pasagjerë emigrantë që riktheheshin në vendet e tyre të punës pas festave të fundvitit. Ai është sulmuar me gurë në qytetin serb të Krushevcit.