Kuvendit të Kosovës u shndërrua të enjten në arenë boksi e mundjesh pasi deputetë e ministra u përleshën me grushte dhe gjuajtën me ujë e shishe. Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë sulmuar fizikisht kryeministrin Albin Kurti dhe pjesëtarë të tjerë të Qeverisë. Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin "gënjeshtar"