Situata në veriu ne Kosovës vijon të jetë e tensionuar që prej 26 majit, pavarësisht apelit të vazhdueshëm të ndërkombëtarëve për rikthimin e qetësisë dhe rendit. Kështu gjatë natës së kaluar janë regjistruar disa shpërthime pranë stacioneve policore në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan. Policia e Kosovës ka raportuar ngjarjen, teksa tha se nuk është prekur asnjë nga oficerët, por ka mbetur e dëmtuar një nga mjetet policore.