Gjykata Themelore në Prishtinë zgjati me dy muaj të tjerë masën e arrestit me burg për tre të dyshuarit si pjesëmarrës në sulmin terrorist të Banjskës. Vladimir Toliç, Blagoje Spajoviç dhe Dushan Maksimoviç u arrestuan më 25 shtator në Manastirin e Banjskës, një ditë pasi grupi i armatosur i serbëve ndërmori sulmin terrorist ku mbeti i vrarë efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.