Sulmi terrorist i Banjskës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë pjesëtari i policisë së kosovës Afrim Bunjaku, mund të përsëritet, për sa kohë që ka probleme të pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu thotë deputeti dhe anëtari i Komisionit për Siguri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni, që thekson po ashtu se në situatën në të cilën ndodhen këto dy shtete, gjithnjë ka rrezik që të ketë tensione ndëretnike dhe përshkallëzim.