Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka fajësuar militantët për shpërthimin vdekjeprurës në spitalin e Gazës. “Ta di e gjithë bota! Terroristët barbarë janë ata që sulmuan spitalin në Gazë, e jo forcat e mbrojtjes izraelite. Terroristët që vranë brutalisht fëmijët tanë, tani po vrasin fëmijët e tyre”, tha Netanyahu.