Bashkimi Evropian ka ripërsëritur thirrjen ndaj Serbisë për të ndërmarrë hapat të menjëhershëm për të çuar para drejtësisë përgjegjësit e dyshuar për sulmin në Banjskë në veri të Kosovës të ndodhur në vitin 2023. “Ne kemi marrë parasysh paralajmërimin e zyrës së prokurorit të lartë në Beograd më 2 dhjetor 2024 për hapjen e hetimeve në këtë rast”, deklaroi një zëdhënës i bllokut.