Rrjeti SafeJournalists ka dënuar ashpër sulmin e dhunshëm ndaj ekipit të Top News gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të protestës së Partisë Demokratike më 7 tetor. “Gjatë raportimit live nga vendi i ngjarjes, një qytetar ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht si gazetaren ashtu edhe operatorin, sulmi është përshkallëzuar derisa kalimtarët e rastit kanë ndërhyrë për të parandaluar dhunën e mëtejshme”, thuhet më tej në reagimin e tyre.