Ministria e Jashtme greke ka reaguar në lidhje me sulmin me vezë dhe miell ndaj eurodeputetit Fredi Beleri. Përmes një deklarate të shkurtër, Ministria e Jashtme greke dënon sulmin dhe u kërkon autoriteteve shqiptare që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë fizike të Belerit, por edhe lirinë e nevojshme që ai të kryejë detyrat e tij si eurodeputet pa u penguar.