Ministri i Brendshëm I Kosovës Xhelal Zveçla, e ka lidhur shpërthimin në veri të Mitrovisëc, në zonën e njohur si ‘Lagjja e Boshnjakëve’, me arrestimin e 3 serbëve të akuzuar për krime lufte. Npërmjet një postimi në rrjetet sociale, Zveçla shprehet se “Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë do të ndiqen deri në fund ndërsa hedhja e granatës ushtarake të dorës nga grupet kriminale nuk mund të zmbrapsë drejtësinë.”