Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se hetimet paraprake kanë faktuar se djegia e ndërtesës së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe ajo e Regjistrimit Civil në Zveçan, nuk ishin aksidentale, por të qëllimshme. Përmes një postiminnë rrjetet sociale Kurti ka akuzuar Serbinë se me veprime të tilla, po provokon konflikt serioz ndërkombëtar.