Izmir Sakica dhe Samuel Troshani dy të rinjtë që dyshohen për sulmin me armë zjarri në Rranxë të Bushatit, ngjarje e shënuar në muajin gusht të vitit të shkuar, do qëndrojnë ende në qelinë e paraburgimit. Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e tyre duke lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Apeli i Posaccëm antikorrupsion në datë 27 mars. Përmes mbrojtësit të tyre ligjorë Sokol Tahiraj, dy të rinjtë kërkuan ndyshimin e vendimit të dhënë nga GJKKO në datë 24 shkurt dhe të Apelit të posacëm të datës 20 mars dhe kërkuan revokimin e masës së sigurisë arrest në burg.