Një ish-profesor kolegji rreth 60-vjeçar është autori i sulmit me armë në kampusin e Universitetit të Nevadës në Las Vegas, ku mbetën të vrarë tre persona mëngjesin e të mërkurës. Personi i armatosur, që kreu edhe sulmin me armë, mbeti i vrarë gjatë shkëmbimiot të zjarrit me policinë, e cila nuk i ka identifikuar ende viktimat, por ka konfirmuar se asnjëri prej tyre nuk ka qenë student në Universitetin e Nevadës.