Është shtyrë për një periudhë të pacaktuar kohore publikimi I të dhënave të grumbulluara nga Censi. Lajmi është bërë public nga vetë INSTAT, I cili thekson se shkak për këtë vendim është bërë sulmi kibernetit I 31 janarit 2024. Sipas INSTAT, “Sulmi kibernetik i cili synoi të dëmtojë të dhënat e INSTAT ka bërë që shërbimet e internetit të faqes zyrtare dhe emailit të jenë ndërprerë. INSTAT siguron publikun se të dhënat e Censit 2023 nuk janë objekt i këtij sulmi”, në të tilla kushte “ekipi teknik i INSTAT menjëherë aktivizoi protokollet e emergjencës për të mbrojtur të dhënat dhe parandaluar dëmtime të mëtejshme.”