Top News – Sulmi i Vjenës/ BE kërkon trajnim për imamët
10/11/2020 12:00

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha të hënën se ai mbështet krijimin e një instituti evropian për të trajnuar imamët. Michel vizitoi Austrinë për të nderuar viktimat e sulmit xhihadist të javës së kaluar në Vjenë. “Është shumë e rëndësishme të jemi të vendosur në këtë. Unë mendoj, për shembull, që ne duhet të kemi një debat në nivelin evropian lidhur me idenë që u ngrit disa kohë më parë për të formuar një institut evropian për të trajnuar imamët”, tha ai për mediat. “Mesazhet në internet që glorifikojnë terrorizmin duhet të hiqen shpejt. Nuk duhet të ketë pandëshkueshmëri për terroristët dhe ata që i vlerësojnë ata në internet”, tha ai më vonë në një postim në rrjetet sociale. “Aktet terroriste minojnë dialogun ndërfetar”, thotë Papa Françesku. Në periudhën e fundit, vendet e Bashkimit Evropian janë përballur me sulme të cilësuara terroriste. Më 16 tetor, në Francë, një mësues i historisë u vra në mënyrë mizore, pasi ai e kishte ilustruar një ligjëratë për shprehjen e lirë, me karikaturën e profetit Muhamed. Një 18-vjeçar me origjinë nga Çeçenia, i lindur në Moskë, është përgjegjës për vrasjen. Sulmuesi ia kishte prerë kokën mësuesit. Pas sulmit, ai është qëlluar për vdekje nga policia. Më 29 tetor një burrë tjetër vrau tre persona në një kishë të Nicës, në atë që presidenti francez Emmanuel Macron e përshkroi si “një sulm terrorist, islamik”. Ndërsa më 2 nëntor në Vjenë të Austrisë një sulmues vrau katër persona dhe plagosi 22 të tjerë. Policia austriake vrau sulmuesin e dyshuar, që e identifikuan si Kujtim Fejzullai, 20 vjeç, me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut. Grupi militant, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, pa dhënë prova. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, e quajti atë një “sulm të neveritshëm terrorist”. Presidenti francez, Emmanuel Macron të martën do të organizojë një samit përmes video-lidhjes për të koordinuar një përgjigje evropiane ndaj sulmeve të fundit në Evropë.

Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45