Ushtria ruse ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit duke sulmuar me dronë shënjestrat civile në rajonin jugor të Ukrainës, Herson, sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara. Raporti i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar për Hetime në Ukrainë, është prova më e fundit që dëshmon për krime të mundshme të kryera nga autoritetet civile apo ushtarake të Rusisë në Ukrainë.