Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani është kryefjala e akuzave ndaj drejtësisë të dy aleatëve politikë, Sali Berisha dhe Ilir Meta, megjithatë ky i fundit mohon që sulmi ndaj Dumanit të jetë i koordinuar. Në një komunikim me mediat, Ilir Meta u sigurua t’i bënte të qartë prokurorit Dumani se nuk trembet nga hetimet për dosjen CEZ DIA, shërbimet estetike apo edhe kontratat e lobimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.