Sulmet kibernetike vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes të ndërkombëtarëve dhe në mënyrë të veçantë nga ambasada e SHBA në Tiranë. Duke folur në konferencën e Dhomës Amerikane të Tregtisë me temë ‘Qytetet inteligjente’, ambasadorja Yuri Kim garantoi se SHBA do të vijojë të ndihmojë për sigurinë kibernetike.