I gjendur përballë sulmeve kibernetike iraniane, kreu i qeverisë, Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken. Ky i fundit, dënoi sulmin e radhës ndaj sistemit Tims, duke premtuar mbështetje të plotë ndaj qeverisë shqiptare, në forcimin e mbrojtjes kibernetike.