Situata e sigurisë në Mesdheun Lindor është përshkallëzuar ndjeshëm, pas incidenteve të fundit me dronë në Qipro, ku pak pas mesditës, sirenat e alarmit u dëgjuan sërish në bazën britanike në Akrotiri, ndërsa avionë luftarakë u ngritën menjëherë në ajër. Në të njëjtën kohë, radarët zbuluan objekte të dyshimta në hapësirën ajrore, duke çuar në evakuimin e menjëhershëm të aeroportit civil të Pafos. Autoritetet qipriote konfirmuan se dy dronë që po drejtoheshin drejt bazave britanike u neutralizuan, ndërsa vendi mbetet në gjendje gatishmërie të lartë.