Duke iu referuar deklaratave të Ilir Metës, Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato dënon sulmet ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Nga Vlora ambasadori i Be nuk ka preferuar ta komentoj më tej situatën, por ka treguar me pak fjalë qëndrimin e BE. Silvio Gonzato ishte prezent këtë të enjte në Vlorë për të mbështetur një kauzë tjetër ku në ambientet e shkollës industriale "Pavarësia" prezantoi projektin "BE për Rininë" që synon nxitjen e aftësimit profesional dhe punësimit të të rinjve në rang vendi.