Sulmet kibernetike të organizuara nga Irani kundër vendit tonë, duket se kanë trazuar jo pak institucionet më të rëndësishme shqiptare. Forcat e Armatosura kanë vendosur që të ndërtojnë një strukturë për Mbrojtjen Kibernetike, prandaj dhe ka hapur aplikimin për 4 vende të lira pune si specialistë. Ky aplikim mbyllet në datë 18 tetor të këtij viti.