“Kosova është e gatshme për çdo skenar të Serbisë”, ka qenë kjo deklarata e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, kur është pyetur nga gazetarët për sulme të mundshme nga shteti fqinj. Osmani deklaroi se është në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe partnerët ndërkombëtarë për mbrojten e shtetit të Kosovës.