Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se serbët në veri të Kosovës nuk i kanë problem vendimet e Qeverisë, sa i përket targave, por “kërcënimet” nga ata që, siç tha ai, e kanë problem ligjin. Gjatë mbledhjes së Qeverisë, të mërkurën, Kurti tha se mungesa e sundimit të ligjit është kërcënim vecanërisht për qytetarët serbë në katër komunat veriore: Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.