‘A përbën rrezik real për sigurinë në Shqipëri Irani?’ Kjo është pyetja drejtuar nga Top News për ambasadën e SHteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, pas paralajmërimit të një dite më parë se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë objektiva të caktuara në vendin tonë. Ambasada e SHBA, ka reaguar për Top News, duke theksuar se Administrata Trump nuk ka prioritet më të lartë se siguria dhe mbrojtja e amerikanëve. Ambasada ka konfirmuar se po punohet ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të zbutur rreziqet e sigurisë. “Ambasada e SHBA vlerëson bashkëpunimin e saj të ngushtë për çështjet e sigurisë me Qeverinë e Shqipërisë, e cila ka treguar një përkushtim të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe të gjithë banorëve të Shqipërisë”, thuhet më tej në reagim.