Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar policin e plagosur Alban Rashiti, i cili mbeti i plagosur nga sulmi me armë në veri të Kosovës. Ai bën me dije se operacioni i heqjes së predhës nga kraharori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses. Kurti shprehet se Rashiti, i cili u plagos bashkë me një tjetër ndodhet në Klinikën Kirurgjike në Koosvës, në gjendje të mirë shëndetësore. Sakaq mësohet se polici i plagosur do të lirohet sot nga spitali.