Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka dhënë urdhër ushtrisë së tij që të përgatitet për invadimin e Ukrainës, por deri më tani është duke hezituar që të japë dritën e gjelbër. NATO thotë se gjithçka tregon për një "sulm të plotë". Sipas SHBA-së, Rusia ka zhvendosur më shumë se 150,000 trupa pranë kufijve të Ukrainës, si në Rusi ashtu edhe në Bjellorusi, dhe 40,000 të tjera nëse në këtë numër përfshihen separatistët e mbështetur nga Rusia dhe Krimea. Pjesa më e madhe e vëmendjes është në Ukrainën lindore, ku ka pasur një rritje të shkeljeve të armëpushimit përgjatë vijës së frontit, me vdekjen e disa ushtarëve ukrainas.