Top News – Sulm në supermarket/ SHBA, 10 viktima, mes tyre edhe një polic
23/03/2021 11:41

Një person i armatosur ka vrarë 10 persona, përfshirë një oficer policie, në një supermarket në shtetin amerikan të Kolorados. Policia arrestoi një të dyshuar, i cili ishte i plagosur. Incidenti filloi rreth orës 14:30 me kohën lokale të hënën kur i dyshuari hyri në supermarket dhe filloi të qëllonte. Të shtënat u transmetuan drejtpërdrejt nga dëshmitarët dhe u transmetuan në YouTube. Policia paralajmëroi njerëzit të shmangnin zonën. "Mos transmetoni në mediat sociale asnjë informacion që mund të shihni", tha policia. Ryan Boroëski, i cili ishte brenda në dyqan, i tha CNN-it se nuk mund ta besonte atë që kishte ndodhur në qytetin e tij: "Ky konsiderohet si vendi më i sigurt në Amerikë, dhe unë gati sa nuk u vrava duke blerë patate të skuqura", tha ai. Policia nuk bëri të ditura motivet e sulmit. "Ky është një hetim shumë kompleks që do të zgjasë jo më pak se pesë ditë", tha shefja e policisë, Maris Herold në një konferencë shtypi. Guvernatori i Kolorados, Jared Polis tha: "Lutjet e mia janë për banorët e Kolorados në këtë kohë trishtimi dhe pikëllimi, ndërsa po sigurojmë më shumë informacione për përmasën e tragjedisë". Sulmi ndodhi pas më pak se një jave të një sulmi tjetër në qendra të masazhit në Atlanta, që la të vdekur tetë njerëz, përfshirë gjashtë gra aziatike. Një 21-vjeçar është akuzuar për ato vrasje. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha muajin e kaluar se ai dëshiron që Kongresi të miratojë ligje për një kontroll të të gjitha shitjeve të armëve. "Kjo administratë nuk do të presë për të shtënat masive të radhës për t'iu përgjigjur kësaj thirrjeje", tha ai.

Top News- Të gjymtuar nga Ukraina/ Kim Jong un pret ushtarët që luftuan për Putin
13/12 14:01
Top News- Goditen shtëpitë e barit të shqiptarëve/ Spanjë, përfundojnë në burg nëntë persona
13/12 13:41
Top Channel/ Presion magjistratëve për gjyqet ndaj korrupsionit, plasin protestat në Rumani!
13/12 13:40
Top News – ‘Ivanka njihet me shqiptarët’. Jo vetëm Sazani, tre libra për historinë e letërsinë
13/12 12:43
Top News- Rusët ‘lënë kockat’ në Ukrainë/ Investigimi i BBC, mijëra ushtarë të rënë në front
13/12 12:42
Top News – Trump në ‘haremin’ e Epstein. Dalin fotografi të reja nga arkiva e trafikantit seksual
13/12 12:18
Top Channel/ Dalin foto të tjera të Epstein: Vec Trumpit, edhe Bill Gates e Bill Clinton!
13/12 12:11
Top News – BE ngrin asetet ruse, por s’ja jep Ukrainës. Plani i KE kundërshtohet
13/12 11:45
Top Channel/ Tensionet në Detin e Zi,Rusia shkatërron tre anije turke pas telefonatës Erdogan-Putin!
13/12 11:29
Top Channel/ Rusia rrit presionin: Donbasi është i gjithi i yni, asnjë ndryshim samitit të Alaskës!
13/12 11:28
Top Channel/ Franca bllokon anëtarësimin e Malit të Zi në BE? Vijesti: Frenon avancimi në 2 kapituj!
13/12 11:27
Top News – ‘Armiku’ i Ramës rritet në sondazhe. Nigel Farage mbledh rreth vetes nacionalistët
13/12 11:18
Top News- Trump kërkon me ngulm paqen/ Dërgon të besuarin e tij në takim me Zelenskyn
13/12 11:15
Top News – Ushtria amerikane përgatitet për operacione tokësore kundër trafikantëve të drogës
13/12 10:18
Top News – Rusia padit BE për paratë e ngrira. Europa i ka bllokuar 210 miliardë euro për luftën
13/12 10:08
Top News – Inteligjenca ushtarake ruse, ‘kaos’ në Gjermani! Berlini thërret Ambasadorin
13/12 09:49
Top News- Dhuruesi ‘kanceroz’/ 18 fëmijë në Greqi, autoritetet po hetojnë
13/12 09:44
Top News – Erdogan ‘rivalizon’ Trump. Harton plan armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës
13/12 09:43
Top News- Akuzohet për korrupsion/ Dënohet me burg ish-presidenti i Bolivisë
13/12 09:41
Top Channel/ Trump me fasho ngjitëse në duar, Shtëpia e Bardhë insiston: Nuk është i sëmurë!
12/12 15:55
BILETA Portokalli - Bileta