Policia e Kosovës ka bërë të ditur se orët e para të së premtes, një granatë dore është hedhur në oborrin e një serbi në fshatin Ranilluk. Në raportin 24-orësh të Policisë, të publikuar të shtunën, thuhet se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në shtëpinë e viktimës. Policia ka thënë se nuk ka të lënduar, por që rasti është duke u hetuar.