Ushtria amerikane tha se ka zbrapsur një sulm që kishte në shënjestër forcat e saj në Irak, mëngjesin e të mërkurës pasi kishte interceptuar dhe rrëzuar dy dronë para se ata të godisnin – thanë dy zyrtarë amerikanë për agjencinë e lajmeve Reuters. Ata folën në kushte anonimiteti dhe mohuan të thonin se kush dyshohet se qëndron pas sulmit, që vjen ndërsa Uashingtoni është në alarm maksimal për aktivitetet e grupeve të mbështetura nga irani, në mesin e tensioneve në rritje në rajon në kuadër të luftës mes izraelit dhe hamasit.