Mbrëmjen e të dielës në Zveçan është kryer një sulm me një mjet shpërthyes, që sipas Policisë së Kosovës dyshohet të ketë qenë bombë shokuese. Në raportin e Policisë thuhet se ky mjet plasës është hedhur nga persona ende të panjohur. “Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale. Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë kompetente policore për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftim. Ditët e fundit janë shpeshtuar rastet e hedhjes së bombave shokuese në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.