Një ngjarje tepër e rëndë dhe e pazakontë tronditi godinën e televizionit Top Channel mbrëmjen e së dielës. Persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri automatik drejt godinës, duke lënë të vdekur rojen e sigruisë, Pal Kola 60 vjec. Ky i fundit, Ii cili ndodhej në kabinë në momentin e ngjarjes., mori një plumb në trup dhe ndërroi jetë pak minuta pas sulmit, në pamundësi për ti mbiejtuar plagës së rëndë.