Ambasadori amerikan në Kosovë, Hovenier ka reaguar për sulmet në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic. Ai deklaron se po monitorojnë situatën nga afër dhe i dënojnë këto akte të dhunshme ndaj autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës. Sipas ambasadorit, autorët do të mbajnë përgjegjësi, si dhe do të dalin para drejtësisë për ngjarjen e rëndë.