Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Suedia ka paralajmëruar se do të plotësojë pretendimet e Turqisë në këmbim të heqjes së pengesave për pranimin e suedisë dhe finlandës në NATO. Stoltenberg tha pas një takimi me kryeministren suedeze, Magdalena Anderson, se Suedia ka filluar tashmë të ndryshojë legjislacionin e saj lidhur me luftimin e terrorizmit dhe do të adaptojë kuadrin ligjor për eksportet e armëve në mënyrë që ky të pasqyrojë statusin e ardhshëm si anëtare e NATO-s me detyrime të reja ndaj aleatëve.