NATO, shumë shpejt do të bëhet me 32 anëtarë, dhe kjo pa asnjë dyshim nuk e kënaq aspak Rusinë. Zgjerimi i aleancës ushtarake perëndimore krijon probleme të mëdha për Moskën. NATO-ja e zgjeruar do të forcojë kontrollin në Detin Baltik, duke komplikuar një rrugë jetike tranziti për marinën e Vladimir Putinit, pikërisht në “oborrin e shtëpisë së Rusisë”. Samiti i kësaj jave i aleancës në Vilnius ishte i pari i Finlandës si anëtare e NATO-s.